Ky është momenti shokues kur një lopë futet brenda spitalit dhe sulmon pacientët që po prisnin në korridor.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Kolumbi, ku lopa iu vërsul pacientëve në spitalin San Rafael në provincën Antioquia, transmeton Telegrafi.
Në një moment lopa e përplas për muri një grua, të cilës i dalin në ndihmë të tjerët duke tërhequr pas litarin me të cilin ishte lidhur lopa.
Videoja tjetër shfaq incidentin dhe shihet lopa nga jashtë duke u futur në spital, e mediat lokale raportojnë se nga ky incident askush nuk ka pësuar lëndime serioze. /Telegrafi/