Fermeri i paemëruar nga një fshat i pjesës jugore të Gjermanisë, i ka njoftuar autoritet e sigurisë se i ka ikur prej ferme një lopë bashkë me viçin.
Megjithëse ky i fundit u gjet pas një kohe të shkurtër, të ëmën e tij po e kërkonin njësitet policore, që patrullonin edhe me helikopter, transmeton Telegrafi.
Nga frika se mund të shkaktoi ndonjë aksident, apo të kryente ndonjë sulm, u alarmua tërë fshati me rrethinë, derisa ky gjedh nuk u gjet mbi kulmin e një garazhi.
Pranë objektit ka shkuar një kran për ta zbritur, teksa veterinerët provonin ta vinin në gjumë, kur gjallesa që peshon afron 300 kilogramë kërceu në kopshtin që ndodhej poshtë.
Megjithëse pësoi lëndime të lehta në këmbë, u trajtua menjëherë nga veterinerët, ndërsa u kthye sërish në fermën ku jetonte.
Mbetet mister se si ka mundur të kërcejë mbi një metër, që të përfundoi sipër kulmit të garazhit ku po qëndronte. /Telegrafi/