Telegrafi

Lopa e arratisur viziton një restorant në Oklahoma

Policia në Oklahoma vuri në provë aftësitë e tyre prej “kauboji” kur një lopë e arratisur u pa teksa endej jashtë një restoranti Olive Garden.

Departamenti i Policisë Stillwater tha se oficerët u përgjigjën thirrjes së bashku me Mirëqenien e Kafshëve Stillwater kur një lopë e arratisur u pa të enjten pranë restorantit Olive Garden në Stillwater.

Në një formë shakaje në një postim në Facebook, policia tha se “oficerët e morën në pyetje lopën dhe mësuan se lopa kishte dëgjuar për opsionin e supës dhe sallatës së pafundme në Olive Garden dhe vendosi ta shihte vetë”.

Lopa u mor nga oficerët dhe u zhvendos nga zona. Origjina e kafshës mbeti e paqartë /Telegrafi/