Të gjithëve na kujtohet ajo brunia imcake, që, pasi fitoi në talent show-n “Ethet e së premtes” dhe në festivalin e RTSHsë, bëri bujë duke përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, me këngën “Zemrën lamë peng”.
Por kjo ishte Olta adoleshente e shtatë viteve më parë dhe në pamjen e saj të jashtme duket sikur nuk ka mbetur më asgjë.
Tashmë ajo është shndërruar në një femër fatale, me “look” seksi dhe flokë biondë.
Për këto ndryshime, Olta ka falënderuar herë pas here grimieren dhe parukieren e saj, por fansat mendojnë ndryshe.
Ata me ironi i sugjerojnë këngëtares që të falënderojë edhe botoksin apo ndonjë lloj acidi tjetër, me të cilin hamendësojnë se ka fryrë buzët…
Në fakt, buzët e 24-vjeçares duken qartë që janë më të mëdha, por ndoshta është edhe efekti i grimit të rënduar që po përdor nëpër fotografi këngëtarja.
Në të kundërt, fansat kanë të drejtë. Ashtu siç kanë të drejtë, kur i shkruajnë nëpër komente: “Olta Boka, a je ti?”.