Eva Longoria ka postuar një fotografi bardh e zi në Instagram, ku shihet bashkë me burrin e saj të tretë, Jose Antonio Baston, në një ulëse restoranti.
Aktorja e njohur nga “Desperate Housewives” i kishte vënë një mbishkrim mjaft interesant kësaj fotografie, transmeton Klan Kosova.
“Partneri im në krim! Ai e urren kur postoj fotografi të tij, por burri im është qenia njerëzore më e mire që e njoh”.
“Ne e shëtisim botën bashkë, qeshim bashkë, e duam secilin moment bashkë në gëzim të pastër”.
“Ti je engjëlli im Pepe Baston, i vënë në këtë tokë për ta mbushur zemrën time me dashuri dhe lumturi. Të dua, jeta ime!”, ka shkruar Longoria.