Telegrafi

“Lonely” vjen nga Justin Bieber dhe Benny Blanco

Justin Bieber (Foto: Instagram/justinbieber)

Justin Bieber ende mbete këngëtari me renome ndërkombëtare, që secila lëvizje e saj merr vëmendje mediatike.

Së fundmi, artisti i njohur ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram se ka sjellë në treg këngën më të re.

“Lonely” mban të emrin projekti muzikor, që erdhi në bashkëpunim me artistin Benny Blanco.

“Të jem i sinqertë, është e vështirë për mua të dëgjojë se sa e vështirë ishte të vija deri në këtë kapitull. Është e fuqishme të pranosh dobësitë, për këtë mendoj se kjo është është e fuqishme”, ka shkruar Justin në përshkrim.

Në klip shfaqej këngëtari në moshë të vogël, derisa qëndronte para një pasqyre, derisa vjen dikush dhe e shtyn përpara.

Po ashtu në pjesën kur ai del në skenë, shfaqet Justin me të vërtetë duke qenë i vetmi duke e dëgjuar ‘veten’.

Theksojmë se që në minutat e parë të lansimit, “Lonely” është pritur jashtëzakonisht mirë nga admiruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/