Telegrafi

Lonely Planet: Bukuria e pabesueshme e Shqipërisë (Video)

Prestigjozja amerikane Lonely Planet që boton guidat më të famshme në botë për udhëtimet, përmes një video të realizuar nga regjisori John Broadbean, e përshkruan Shqipërinë si vend me peizazh spektakolar.

Broadbean udhëtoi drejt Shqipërisë në muajin maj, për nëntë ditë, për të filmuar një pjesë të peizazhit për “Untravelled Paths”.

“U befasova shumë nga Shqipëria”, tha ai për Lonely Planet. “Bukuria e saj është e pabesueshme, vargjet malore pafund që rrallë i gjen në shumicën e vendeve dhe ushqimi është i mahnitshëm kudo ku shkoje!”

Ai informon ndjekësit e tij se Shqipëria gjatë dy viteve të fundit po i kushton vëmendje të veçantë përgatitjes së paketave turistike. Po ashtu ai flet edhe për iniciativën e ndërmarrë nga Qeveria për të zhvilluar turne në ligatinat e Adriatikut, ku numrat e kafshëve të egra janë shtuar ndjeshëm shprehet ai , që nga moratoriumi për ndalimin e gjuetisë që hyri në fuqi në vitin 2014.

Albania drone montage from The JAAM Brothers on Vimeo.