Site icon Telegrafi

Londra do të paguajë 50 miliardë euro për faturën e Brexit

Britania e Madhe ka ofruar të paguajë një pjesë të konsiderueshme nga shuma që Bashkimi Europian kërkon për Brexit.

Burime nga Bashkimi Europian shprehen se të dy palët janë më pranë arritjes së një marrëveshjeje, që do të lejojë hapjen e bisedimeve për një pakt mbi marrëdhënien e ardhshme tregtare mes bllokut europian dhe Britanisë.

Oferta, të cilën të përditshmet britanike e vlerësojnë në rreth 50 miliardë euro, reflekton shtrirjen e gjerë të kërkesave të BE-së, ku Londra detyrohet të paguajë një pjesë të mirë shpenzimeve të bllokut për një sërë angazhimesh, përpara se Britania të largohet në mars 2019.

Sidoqoftë, përcjell oranews.al, zyrtarë nga qeveria britanike deklarojnë se ata nuk janë në dijeni të arritjes së një marrëveshjeje financiare, supozime që vijnë pak ditë para vizitës së kryeministres Theresa May në Bruksel.

Kjo e fundit do të zhvillojë bisedime me presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe kryenegociatorin e Brexit Michel Barnier.

Exit mobile version