Ndeshja me Arsenalit dhe Tottenham Hotspur përfundoi me rezultat 2-0 në të mirë të Topçinjve.
Për vendasit në këtë takim të rëndësishëm shënoi edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili i dha epërsinë skuadrës së tij.
Kjo përballje është një nga më të mirat në Evropë, kjo pasi rivaliteti lokal mes skuadrave dhe tifozëve është në nivelin maksimal.
Më së miri kjo shpjegohet se në ditën e derbit edhe lokalet në qytetin e Londrës krijojnë ndasi.
Nëse pronari apo menaxheri është tifoz i Arsenalit, ai atëherë para lokalit vendso një tabelë ku tregon se për tifozët e skuadrës së drejtuar nga Arsene Wenger ka deri në 50 per qind zbritje, kurse ata të Tottenhamit nuk janë as të mirëseardhur. E njëjta gjë ndodh edhe me ata të Spurs.
Vlen të theksohet se në këtë takim luajti edhe shqiptari tjetër, Granit Xhaka, i cili bëri një paraqitje të mirë. /Telegrafi/