Telegrafi

‘London Fashion Week’: këpucë komode dhe shumë moderne

Gjithçka e punuar vetë, me delikatesë, me imtësi. Është koleksioni më i ri i këpucëve, të cilën e sollën Charles Anastase, Basso & Brooke, Burberry, David Koma, Christopher Kane, Mark Fast, PPQ dhe Paul Smith, në pasarelën “‘London Fashion Week’, në Londër.

Sipas stilistëve janë të përsosura si për ditën, edhe për natën, klasike dhe sportive. Kjo kategori këpucësh karakterizohet veçanërisht nga pjesa e sipërme, e cila qëndron e puthitur në këmbë, ndërkohë që lidhëset u japin shumë finesë. Këpucët me taka të larta, natyrisht ato të koleksionit të ri, janë të thjeshta, por dhe shumë femërore.
Për të shmangur rrëshqitjen në kohët me shi është zgjedhur goma.

Në këtë koleksion nuk mungojnë edhe modelet klasike që nuk u ikën asnjëherë koha. /Telegrafi/