Telegrafi

Londge prezanton Androidin e ri

Ky tablet ka një sistem operimi Google Android 2.3, me një ekran 8-inch me prekje të shumëfishtë me rezolucion 800 x 600, me procesor RK2918 Cortex-A8 iGHz, 512 DDR3 RAM, portë për kartë mikro SD, USB dhe HDMI, kamera ballore dhe luan filma 1080 p Full HD.

Tableti i Londge mban bateri deri në 6.5 orë punë. Nuk ka asnjë njoftim lidhur me koston e këtij Androidi. /Telegrafi/