Telegrafi

Lola Haradinaj uron Dautin për përvjetorin e 43-të: Ditëlindja jote është dhe dita ime, gëzuar gjeneral

Lola Haradinaj (Foto: Instagram)

Ish-deputeti Daut Haradinaj sot (e martë) feston ditëlindjen e 43-të.

Me këtë rast, ai ka pranuar urime të shumta nga miqtë dhe të afërmit e tij përmes rrjeteve sociale.

Një të tillë dhe mjaft special së fundmi e ka marrë edhe nga bashkëshortja e tij, Lola Haradinaj.

Lola Haradinaj (Foto: Instagram)

Kjo e fundit ka ndarë një fotografi të partnerit në InstaStory, ku thekson se ditëlindja e tij është njëherësh edhe dita e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lola Haradinaj

“Ditëlindja jote është dhe dita ime. Gëzuar gjeneral. Të dua”, ka shkruar ajo.

Dauti dhe Lola përndryshe në tetor të vitit që lamë pas bënë 14 vite martesë.

Ata gjithashtu janë prindër të dy fëmijëve: Troja dhe Davidi. /Telegrafi/