Site icon Telegrafi

Lola Haradinaj ‘thyen akullin’, këndon për Dautin vite pasi deklaroi se ai e kishte ndalur nga muzika

Ish-këngëtarja dhe prezantuesja e RTK-së, Lola Haradinaj, ka festuar të hënën ditëlindjen e saj.

Ajo ka treguar disa herë në intervista se e ka pasur shumë në qejf muzikën, por që bashkëshorti i saj e kishte inkurajuar që të mos merret me art.

“Unë kur e kam njohur Dautin dhe kur më telefononte nga burgu, unë edhe këndoja nganjëherë, dhe thoja: ‘Kur të del Dauti nga burgu do të më përkrahë’, që të arrij sukseset në majat e muzikës, për të qenë ylli i radhës sepse e meritoja, jo për gjë. Por megjithatë, Dauti kur doli tha: ‘Çika e mirë, këndo veç për mua nganjëherë’! Megjithatë unë s’jam pishman për jetën që kam dhe për statusin që kam”, kishte deklaruar ajo para dy viteve në emisionin “Divers” të RTK-së.

Por mesa duket nostalgjia për të kënduar është ende brenda Lolës dhe duket se ajo e theu akullin pas shumë viteve në festën e ditëlindjes së saj.

Lexo po ashtu Lola Haradinaj rrëfen pengun e dëshirës për t'u marrë me muzikë: Dauti më tha "këndo veç për mua vajza e mirë"

Kjo pasi në disa video të publikuar në rrjetet sociale nga festa e saj e ditëlindjes, Lola mund të shihet teksa kapur mikrofonin dhe ka kënduar disa vargje të një kënde, të cilën e kishte nisur ta këndonte këngëtari Egzon Pireci, që ishte ftuar të performonte për publikun.

Ndërkohë, ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, politikani Daut Haradinaj mund të shihet i djersitur nga emocionet, teksa gruaja e tij interpreton për të disa vargje. /Telegrafi/

Exit mobile version