Telegrafi

Lola Haradinaj publikon një ‘selfie’ atraktiv me Ramushin, e quan kryeministrin më të mirë ndonjëherë (Foto)

Kryeministri Ramush Haradinaj ka qenë mjaft i komentuar për punën e tij muajve të fundit, gjersa më rrallë flitet për jetën e tij private.

Ai është komplimentuar nga shumë persona për 100 ditshin e tij si kryeministër, gjersa të njëjtin kompliment ia ka bërë së fundmi edhe kunata e tij, Lola Haradinaj.

Ajo ka publikuar një ‘selfie’ me Ramushin në InstaStory, teksa në mbishkrimin e saj e quan atë si “kryeministrin më të mirë ndonjëherë”.

Lola ndryshe është motra e vogël Anita Haradinajt, e cila është e martuar me kryeministrin, dhe njëherësh bashkëshortja e vëllait të Ramushit, deputetit, Daut Haradinaj.

Çiftet ruajnë mes vete një lidhje shumë të veçantë familjare, dhe këtë e tregon edhe buzëqeshja në fytyrat e tyre. /Telegrafi/