Telegrafi

Lola Haradinaj imiton Angelina Jolien

Angelina Jolie kishte shkaktuar bujë të madhe në mediat botërore me paraqitjen në qilimin e kuq.

Aktorja amerikane kishte marrë poza duke ekspozuar këmbën e djathtë gjersa kishte të veshur një fustan të gjatë të zi.

Kjo ka bërë që të imitohet prej shumë aktoreve dhe personaliteteve ndërkombëtare, por edhe shqiptare.

Një pozë të tillë e ka marrë edhe Lola Haradinaj, bashkëshortja e deputetit kosovar, Daut Haradinajt.

Biondina shihet e veshur në fustan të gjatë të zi gjersa ekspozon këmbën e majtë ndërsa në dorë mban edhe një çantë.

Fotografia e publikuar në llogarinë personale në Instagram ka marrë komente pozitive dhe mbi njëmijë pëlqime.

Ndryshe, Lola është mjaft aktive në rrjetet sociale duke sjell imazhe të ndryshme edhe nga jeta familjare. /Telegrafi/