Telegrafi

Lola Haradinaj: E bekuar me gjithçka që kam

Lola Haradinaj (Foto: Instagram)

Ajo është njëra prej personazheve më të ndjekura në rrjetet sociale dhe jo më kot.

Fjala është për bashkëshorten e deputetit nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, Lola Muçaj-Haradinaj, e cila vetëm në Instagram numëron hiq më pak se 48 mijë ndjekës.

E njëjta nuk heziton që të ndajë imazhe dhe video të ndryshme, teksa ka realizuar një fotosesion të ri me fillimin e Vitit të Ri.

Në njërën prej imazheve që solli, ajo duket në top formë duke vënë në pah fizikun atraktiv në fustanin e shkurtër.

“E bekuar me gjithçka që kam, 2020”, ka shkruar krahas fotografisë Haradinaj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lola Haradinaj

Të shumta kanë qenë edhe urimet që ka marrë nga figurat publike, kjo pasi ruan miqësi të mirë me një pjesë të këngëtareve vendore.

Pëndryshe, Lola për më shumë se një dekadë është e martuar me Dautin, të cilët kanë edhe dy fëmijë (Davidin, Trojën). /Telegrafi/