Lola Haradinaj dhe anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, festojnë sot (e hënë) përvjetorin e martesës.
Ata janë së bashku që nga viti 2006, që do të thotë se po festojnë 18 vjetorin.
Me këtë rast nuk ka munguar një dedikim i bukuroshes së njohur për partnerin e saj shumëvjeçar.
Ajo ka ndarë një fotografi krahas tij, ku ka shtuar: “Më shumë e jotja se e mamit e babit. 14.10.2006”.
Të shumta qenë urimet që mori çifti në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.
Ata kanë bashkë dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë.
Krahas Dautit që është pjesë e politikës që një kohë, Lola po ashtu ndiqet tejet shumë në rrjete sociale dhe komentohet vazhdimisht për paraqitjet e saj. /Telegrafi/