Site icon Telegrafi

Lola Haradinaj me dedikim për bashkëshortin në përvjetorin e 14-të të martesës

Lola Haradinaj admirohet mjaft shumë nga publiku dhe tanimë ka mbledhur mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Ajo së fundmi i ka bërë një dedikim të veçantë dhe mjaft emocional bashkëshortit të saj, deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinajt.

Në rrjetin social Instagram, ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet në formë të mirë përkrah burrit të saj.

“U rrita me ty”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lola Haradinaj

Të njëjtin imazh e ka ndarë me ndjekësit edhe Haradinaj me përshkrimin, “14 vite bashkë” – duke njoftuar se festojnë përvjetorin e martesës.

Dauti dhe Lola ndërkaq jetojnë në Prishtinë dhe janë prindër të dy fëmijëve: Troja dhe Davidi.

Lola përndryshe vite më parë ka qenë prezantuese e emisionit të lotarisë në Radio Televizionin e Kosovës, por që tani nuk është e angazhuar në ndonjë projekt. /Telegrafi/

Exit mobile version