“Zhvillimet e sotme rreth rastit në opinion të njohur si ‘Haraçi’ janë duke zbuluar gjithnjë e më shumë të vërtetën. Zhvillimet e sotme janë dëshmia më e mirë se bëhet fjalë për të dhëna për vepër penale ryshfet. Se rasti ‘Perandoria’ u shkatërrua qëllimisht duke u ofruar ryshfet prokurorëve”, thotë Hari Lokvenec nga LSDM.
Ai tregon për një pjesë të dëshmisë së prokurores Lile Stefanova, ku ajo tregon se kurë e thirri biznesmenin Orce Kamçev në hapësirat e PSP-së, në një moment, kur bashkëpunëtori ekspert e sjelli avokatin e tij në dhomën e marrjes në pyetje, biznesmeni nxori nga xhepi një fletë letre, në krye ku kishte logon e Sistinës. Në fletë kishte një tekst në gjuhën maqedonase, por edhe një mesazh latinisht. Sipas dëshmisë së saj, në fletë shkruhej se për atë dhe Sasho Mijalkov do të merreshin masa të caktuara për të dalë nga paraburgimi për të cilën do të kujdesej Natasha Savova.
“Nga ana tjetër, konferenca e sotme për shtyp e OBRM-PdUKM-së dhe kërkesa për shkarkimin e gjyqtarëve riafirmon që kjo parti nuk dëshiron të pastrohet rasti “Perandoria” në të cilën i akuzuar është njeriu kryesorë i OBRM-PDUKM-së”, tha Lokvenec./Telegrafi/