Tre prokurorë, Lile Stefanova, Burim Rustemi dhe Elizabeta Josifoska, janë paraqitur si dëshmitarë në gjykatë për rastin “Haraçi”. Deklaratat e tyre sqaruan edhe një herë se situata e përgjithshme kërkon drejtësi urgjente.
“Sistemi gjyqësor është i rrezikuar nga elitat politike dhe biznesit të instaluara gjatë regjimit të Nikolla Gruevskit
Një makineri e tillë gjyqësore, e zgjedhur në poste gjyqësore dhe prokurori pas meritave të OBRM-PDUKM-së, kur regjimi nuk kishte kritere përzgjedhjeje por vendoste partia në bazë të bindjes dhe besimit të kuadrit, nuk mund të zhduket lehtësisht”, tha Hari Lokvenec.
Ai tha se rasti “Haraçi” është demonstrim i drejtësisë jo selektive dhe trajtimit profesional dhe të paanshëm të gjyqësorit, i cili duhet të jetë një mësim bazë për gjyqtarët dhe prokurorët.
Lokvenec shton se qytetarët presin përfundimin e këtij rasti ashtu si ata presin që drejtësia do të arrijë të gjithë zyrtarët e OBRM-PDUKM-së të cilët ndiqen për krim dhe korrupsion milionësh./Telegrafi/