Site icon Telegrafi

Lokja befasohet kur sheh personin që i ngjan Adem Jasharit, i kishte mbetur pikë ta ushqente

Këtë javë, në emisionin Kojshia Show ishin dy mysafirë shumë të veçantë, njëri aktor që interpreton Skënderbeun, pra bëhet fjalë për Xhevat Limanin dhe ish-ushtarin e UÇK-së Bekim Hoti, ku ky i fundit ngjanë shumë me komandantin legjendar Adem Jashari.

Sozia e Adem Jasharit, në këtë emision befasoi një loke 90-vjeçare, e cila mbeti e habitur kur e pa ngjashmërinë e tij me komandantin legjendar.

Lokes i kishte mbetur pikë në zemër që ta ushqente me bukë komandantin legjendar, andaj, ajo kishte sjellë një bukë në emision, të cilën ia dhuroi ish-ushtarit të UÇK-së, Bekim Hoti.

“Më ka mbetur merak që s’kam mundur t’i jap bukë Adem Jasharit…Më duket se tash do ta bëjë gjumin rehat…Ne iu kemi dhënë bukë ushtarëve të UÇK-së në Prizren. I kam thënë djalit që të sjellë ushtarët e UÇK-së që e kanë shpëtuar popullin. Iu kam bërë bukë 27 pjesëtarëve të UÇK-së. Bukë s’kam pasur mjaftueshëm dhe kamë kërkuar në komshi. Por suxhuk kam pasur boll. I kam ushqyer të gjithë”, rrëfen lokja që tashmë është 90-vjeçare.

Lutet që të mos ketë luftë, por edhe nëse bëhet sërish, lokja do të ushqente me bukë ushtarët me mundësitë që ka.

Exit mobile version