Site icon Telegrafi

Lokalizohet zjarri tek “Ohis” në Shkup, nuk ka rrezik nga shpërthimi

Është lokalizuar zjarri në ish-fabrikën e detergjenteve në Shkup, Ohis në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Kisella Vodës, Filip Temelkovski ka thënë se zjarri ka depërtuar në zyrat e “Ohis” dhe me ndihmën e policisë dhe zjarrfikësve është lokalizuar zjarri që në fillim kishte nisur nga barishtet para objektit.

Përndryshe, në Shkup dhe rrethinë ka më shumë se 18 zjarre aktive dhe për këtë institucionet bëjnë apel deri tek qytetarët që të jenë të gatshëm për veprim në rast të nevojës për evakuim. /Telegrafi/

Exit mobile version