Telegrafi

Lokalizohet zjarri që shpërtheu në vendbanimin Prebeg të Shtipit

Është djegur bari i thatë rreth barakave të vjetra të ish Ndërmarrjes ndërtimore “Beton” – Shtip, ndërsa prej tyre zjarri është përhapur në oborrin e fabrikës për mobilje dhe në drejtim të shtëpive të para të vendbanimit Prebeg.

Banorët e këtij vendbanimi kanë penguar zjarrin të arrijë disa metra me lopata dhe makineri ndërtimi. Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në terren, ndërsa banorët e zonës i kanë ndihmuar për shuarjen e zjarrit.

Banorët të cilët ishin në panikë thonë se zjarrin në drejtim nga barakat e vjetra drejt shtëpive të tyre e kanë vërejtur në orën 16:15. Ata reagojnë se çdo vit këto baraka dhe rreth tyre digjen dhe rrezikojnë shtëpitë dhe objektet rreth tyre, në afërsi është edhe një spital privat, ndërtesa e Fakulteteve të UGD-Shtip. Zjarri është vënë nën kontroll.

*Foto: Arkiv