Telegrafi

Lokalizohet zjarri që shpërtheu në një ndërtesë në Tetovë (Video)

Zjarri i cili shpërtheu sot në një ndërtesë në Tetovë, në afërsi të shkollës fillore “Liria” është lokalizuar dhe gjendja është përmirësuar.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë arritur zjarrfikësit, ndërsa janë duke ndihmuar edhe kompani të ndërtimtarisë nga rajoni i Tetovës dhe gjithë brigadat e zjarrfikësve. Gjithashtu kanë mbërritur edhe ekipe nga Shkupi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Për momentin nuk ka informacione se sa është dëmi material i shkaktuar dhe a ka të lënduar, ndërsa pritet që policia të jep më shumë detaje.

Përndryshe, zjarri i sotëm mbuloi me tym edhe një pjesë të madhe të qytetit të Tetovës./Telegrafi/