Në një paralajmërim i lëshuar çaste më parë, Policia e Kongresit amerikan ka udhëzuar personelin “të kthehet në operacionet normale”.
“Të gjitha ndërtesat brenda Kompleksit të Capitol Hillit, USCP i ka pastruar pas kërcënimit të jashtëm të sigurisë të vendosur nën urë në I-295 në Rrugët e Parë dhe F Rrugët SE. Të gjitha pikat e kontrollit janë rihapur. Kthehuni në operacionet normale”, lexohet në njoftimin e policisë.
Një zjarr i vogël shtyu policinë të mbyllte ndërtesën, një reflektim i gjendjes së shtuar të alarmit në kompleks, raporton cnn.
Theksojmë se personeli është duke u përgatitur për inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-së, Joe Biden.
Aktualisht, mijëra ushtarë janë rreth Capitolit pas trazirave të 6 janarit kur mbështetësit pro-Trump shkaktuan kaos brenda ndërtesës së Kongresit. /Telegrafi/