Zjarri në Matkë është lokalizuar, kurse në fshatin Trebovlje te Makedonski Brod ende është aktivë gati 10 ditë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zjarri është shpërndarë edhe në komunën e Brvenicës dhe Gostivarit, në pjesën e fshatit Koritë, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Zjarre aktive, sipas QMK-së, ka pothuajse në të gjitha pjesët e Maqedonisë.
Përndryshe deri më tani (4 gusht) janë djegur mbi 300 hektarë pyje. Ndihma ka ardhur vetëm nga Turqia dhe Bullgaria. /Telegrafi/