Është shuar plotësisht zjarri që mbrëmë shpërtheu në afërsi të majës “Dobra Voda”, informojnë nga Komuna e Kërçovës.
Gjatë lokalizimit të zjarrit kanë intervenuar Njësiti i zjarrfikësve në Kërçovë dhe Ndërmarrja Publike Pyjore “Llopushnik”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas komunës, përfaqësuesit e Njësitit të zjarrfikësve edhe më tej do ta ndjekin gjendjen dhe do të jenë në terren.
Zëdhënësi i Komunës së Kërçovës, Emin Nasufi, dje informoi se në zonën ku shpërtheu zjarri digjej bar i thatë./Telegrafi/