Lokalitetet historike dhe arkeologjike në Ohër po shënojnë rekord të vizitorëve, përderisa në muze askush nuk afrohet. Sipas të dhënave zyrtare të Entit për Mbrojtje të Përmendoreve Kulturore lokaliteti më i vizituar është “Kalaja e Samoilit”. Prej vitit 2010 e këndej në këtë kala kanë qenë mbi 400 mijëve vizitorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për fat të keq vizita në muze është e rrallë, turistët i kalojnë pa mos u futur fare brenda objekteve. Galeria e Ohrit në kompleksin e muzeve në kishën “Sveti Bogorodica” është pasuria më e madhe kulturore që e posedon Maqedonia.
Me ftesë për bashkëpunim me Entin e Ohrit dhe Muzeun janë tërhequr vetëm 3 agjenci turistike, me të cilat ka edhe marrëveshje të nënshkruara. Ndërsa nga pushteti lokal në Ohër thonë se do të realizojnë projekte në muzetë e Ohrit që të tërhiqen sa më shumë turist vendor dhe të huaj./Telegrafi/