Telegrafi

Lokali vazhdonte të ishte i hapur, megjithëse prej tavanit rridhte ‘kanalizimi i tualetit’ (Foto)

George Speary kishte shkuar në një lokal të ushqimeve të shpejta në Londër, kur mbeti i tmerruar me atë që beson se ishte rrjedhje e kanalizimit të tualetit në hapësirën e aparateve të kafesë dhe lëngjeve.

Klienti 24-vjeçar kishte shkuar të merrte lëng, kur i piku diçka në krahë dhe këpucë, transmeton Telegrafi.

“Kur ngrita kojkën, e pashë një pjesë të madhe që kishte rënë prej tavanit, ndërsa vazhdonte të rridhte ujë i turbullt. Era ishte e tmerrshme”, ka thënë Speary.

Sipas tij, lokali vazhdonte të ishte i hapur dhe gjithçka dukej se ishte në rregull në pjesën tjetër të lokalit edhe pse në atë hapësirë kishte kova për mbledhjen e rrjedhës. /Telegrafi/