Turistët që vizituan një lokal në Romë të Italisë, mbetën të shokuar me çmimin enorm që ua kërkuan për dy hamburgerë dhe dy kafe, që i porositën pa e ditur se sa kushtonin.
Fatura e lështuar në një lokal pranë Vatikanit, është shpërndarë në TripAdvisot, pasi në të shfaqet shuma prej 81.40 euro, transmeton Telegrafi.
Raportohet se ajo zonë turistike, ka çmime mjaft të shtrenjta, por nuk ndodhë që një hamburger të kushtojë më shumë se dhjetë euro, ndërsa për kafene paguhet shumë më pak se tetë euro. Derisa, atyre iu kërkuan nga 25 euro për një hamburger, ndërsa nga tetë euro i paguan për tri kafe.
Bazuar në rekomandimet që ka marrë lokali, del se ka mbledhur vetëm 1.5 prej pesë pëlqimeve të viztorëve, ndërsa në komente grumbulloi edhe shumë reagime negative.
Shërbimin dhe ushqimin e shërbyer, shumë prej vizitorëve e kanë konsideruar të zakonshëm, ndërsa konsiderohet se çmimet për turistë janë shumë të rritura. /Telegrafi/