Gjëja kryesore që nuk do donit t’ju ndodhë kur jeni të uritur, është të lokali ku pritni të shërbeheni është i mbyllur.
Kjo nuk e ka ndaluar Harvey Quesa nga Filipinet, i cili kur e gjeti lokalin mbyllur, provoi të hante ushqimin e preferuar nga posteri reklamues, transmeton Telegrafi.
Videoja ku shihet trevjeçari që provoi të ushqehej në këtë formë, ka bërë xhiro në rrjetet sociale, duke bërë që pronarët e këtij biznesi ta ftojnë si vizitor special.
Atë e shërbyen me të gjitha ushqimet që e pëlqejnë, ndërsa i dhanë mundësinë të qëndronte në kuzhinë, për të parë se si përgatiten ushqimet. /Telegrafi/