Telegrafi

Lokacioni i saktë i rrëzimit të helikopterit ku ndërroi jetë Kobe Bryant

Kobe Bryant ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonte është rrëzuar.

Sipas asaj që raporton TMZ, helikopteri me të cilin po udhëtonte legjenda e basketbollit është rrëzuar 45 kilometra në veri të Los Angelesit.

Lexo po ashtu Fansat vërshojnë profilin e përdoruesit, i cili e parashikoi vdekjen e Bryant me helikopter në vitin 2012

Në atë helikopter raportohet se ishin edhe katër persona të tjerë, e ku dyshohet se janë edhe pjesëtarë të familjes së tij, së bashku me vajzën Gianna Maria.

Helikopteri besohet se po fluturonte me një shpejtësi prej 200 km/h, por që humbi shpejtë shpejtësinë.

Lexo po ashtu Kobe Bryant humb jetën në një aksident me helikopter

Raportohet se fluturimi besohet ka zgjatur vetëm 13 minuta para se helikopteri të rrëzohej, e që ndodhi në ora 20:00 sipas kohës tonë lokale.

Bryant ishte kampion i pesëfishtë në NBA (2000, 2001, 2002, 2009 dhe 2010), derisa ishte dy herë shënuesi më i mirë, në vitin 2006 dhe 2007. /Telegrafi/