Telegrafi

Lojtarët e golfit befasohen nga aligatori gjigant që shfaqet në fushë (Video)

Dhjetëra lojtarë të golfit mbetën të habitur, kur në fushën e gjelbër u shfaq aligatori mbi tri metra i gjatë.

Ed Vance dhe miqtë e tij po luanin golf, kur para syve të tyre u shfaq aligatori gjigant në ishullin Hutchinson të Georgia, transmeton Telegrafi.

Aligatori dukej se kishte dalë për t’u “rrezitur”, pasi nuk hezitonte të largohej dhe të futej në ujë edhe përkundër faktit që i bërtisnin dhe e ngacmonin me guralecë.

Vance që jeton në Savannah të Georgia kishte nxjerrë telefonin për ta filmuar këtë moment të pazakontë, kurse pamjet janë bërë virale. /Telegrafi/