Telegrafi

Lojtarin të cilin Messi e ‘përjashtoi’ nga Inter Miami ka përjetuar një tragjedi të tmerrshme familjare

Futbollisti meksikan i AEK-ut, Rodolfo Pizarro, i njohur edhe si golashënuesi i parë në historinë e Inter Miami, ka përjetuar një tragjedi të tmerrshme familjare, kur tezes së tij Elizabeth Thomas Gonzalez i është thyer banesës në qytetin Madero.

Hajdutët e vranë atë në shtëpinë e saj, më pas rrahën burrin e saj dhe qëlluan nënën e Pizarros.

Mediat meksikane raportojnë se hetimi i policisë tregoi se kamerat e vëzhgimit regjistruan hyrjen e paautorizuar të disa personave në shtëpinë e tezes së Pizarros.

Hajdutët mbytën tezën, pastaj kanë rrahur burrin e saj dhe kanë qëlluar dy herë me armë nënën e Pizarros, por fatmirësisht të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Lexo po ashtu Jo gjithçka është aq përrallore: Futbollisti i njohur meksikan u përzu nga klubi në mënyrë që Messi të nënshkruante me Inter Miamin

Natyrisht, Pizarro mori ditë pushimi nga AEK për të udhëtuar në shtëpi në Meksikë si pasojë e tragjedisë, ku mori pjesë në ceremoninë e varrit të tezës së tij.

Ai mbërriti në AEK verën e kaluar nga Inter Miami, ku u lirua pas ardhjes së Lionel Messit.

29 vjeç këtë sezon ka luajtur 19 herë për AEK-un në të gjitha garat, kryesisht nga stoli dhe ka një asistim dhe asnjë gol. /Telegrafi/