Telegrafi

Lojtarin e Kombëtares e duan në Serie A

Ledian Memushaj ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë me Pescaran, ku ka mbajtur shiritin e kapitenit, ndërsa tani është grumbulluar me Shqipërinë në kampionatin evropian.

Pas lajmit të djeshëm nga “ciociariaoggi.it”, se Frosinone dëshiron mesfushorin vlonjat, tashmë raportohet se edhe Bolognaa dëshiron shërbimet e tij.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetari i njohur Alfredo Pedulla, i cili në uebsajtin e tij shkruan se Bologna po e vëzhgon atë dhe është gati për të bërë një ofertë.

Sigurisht që Massimo Oddo, trajneri i Pescaras, nuk ndihet mirë tani që ‘yjet’ e ekipit si Lapadula e Memushaj mund të largohen.

Sa i takon Frosinones duket e pamundur, duke e ditur se skuadra e Ajetit tashmë do të jetë pjesë e Serie B. /Telegrafi/