Argjentina ka fituar Copa America këtë vit pasi ka mposhtur Kolumbinë me rezultat minimal 1-0.
Për tu përcaktuar fituesi i kësaj finale u desh të luhet edhe loja shtesë me Lautaro Martinez që realizoi në minutën e 112-të për t’i dhënë triumfin Argjentinës.
Megjithatë trofeu për ‘Lojtarin e turneut’ ka shkuar te Kombëtarja humbëse.
Mesfushori veteran James Rodriguez ka fituar këtë çmim pasi ishte në formë të jashtëzakonshme.
An unforgettable tournament 🔟🇨🇴 pic.twitter.com/aLonTVsFoS
— CONMEBOL Copa América™️ ENG (@copaamerica_ENG) July 15, 2024
33-vjeçari e mbylli turneun me një gol të shënuar dhe gjashtë asistime të tjera, duke thyer rekord për numrin e asistimeve në Copa America.
James edhe në finale tregoi paraqitje të mirë, megjithatë kjo nuk i mjaftoi për ta fituar trofeun me Kombëtaren e tij, duke u kënaqur vetëm me çmimin individual.
Ndërkohë për ndeshjen finale, lojtari i ndeshjes u shpall Angel Di Maria. /Telegrafi/