Telegrafi

Lojtari shqiptar rezulton pozitiv me coronavirus

Armando Vajushi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sulmuesi shkodran që luan te Petrolul Poleisti i Rumanisë është testuar të enjten e kësaj jave, duke rezultuar i infektuar me coronavirus.

E njëjta gjë u ndodhi edhe pesë bashkëlojtarëve të tij, duke u detyruar që të hyjnë në vetëizolim, duke munguar kështu në derbin ndaj Rapid Bucurestit.

Ptrolul kishte mundësinë që të fitonte në këtë derbi, pasi kundërshtari ishte me dhjetë lojtar në fushë.

luajtën prej minutës së 28-të me një lojtarë më pak, ndërkohë që skuadra e Vajushit fitoi një penallti në minutën e 68-të. Portieri Popa e priti penalltinë, por duke e kaluar vijën e portës.

Përsëritje penalltie dhe karton i verdhë, ndërkohë që njëlloj veproi edhe në penalltinë e përsëritur dhe u ndëshkua më karton të kuq. Portieri la fushën e lojës i nervozuar, ndërkohë që lojtari i Ploiesti herën e tretë e çoi topin mbi portë.