Shënuesi i vetëm i Sevillas, Nicolas Pareja, e ka fajësuar gjyqtarin Mark Clattenburgun për humbjen nga Juventusi (3-1).
Sevilla mbeti me 10 lojtarë në pjesën e parë pas largimit të Franco Vazquez me karton të kuq.
“Humbën kundër një kundërshtari të fortë, por kishin fat në disa situata”.
“Kartoni i kuq i Vazquez ishte i ngutshëm, pasi nuk e meritoi të dytin të verdhë. Gjyqtari dha dy vendime që i dhanë kah tjetër lojës”, ka deklaruar Pareja.
Sevilla duhet të mendojë që kundër Lyonit të arrijë kualifikimin. /Telegrafi/