Telegrafi

Lojtari i ri i Barcës mahniti të gjithë me këtë statistikë ndaj Islandës

Franca fitoi ndaj Islandës me rezultat 5-2 dhe ky ishte një debutim ëndrrash për Samuel Umtiti.

Ylli i ri i Barcelonës tregoi se është i gatshëm për klubin e madh spanjoll.

E gjitha kjo pasi gjatë 90 minutave ai nuk gaboi asnjë pasim, duke u treguar i saktë në 75 pasime.

Ish-mbrojtësi i Lyonit ishte fantastik në fazën mbrojtëse duke treguar se ka një të ardhme të madhe në futbollin botëror. /Telegrafi/