Franca fitoi ndaj Islandës me rezultat 5-2 dhe ky ishte një debutim ëndrrash për Samuel Umtiti.
Ylli i ri i Barcelonës tregoi se është i gatshëm për klubin e madh spanjoll.
E gjitha kjo pasi gjatë 90 minutave ai nuk gaboi asnjë pasim, duke u treguar i saktë në 75 pasime.
Ish-mbrojtësi i Lyonit ishte fantastik në fazën mbrojtëse duke treguar se ka një të ardhme të madhe në futbollin botëror. /Telegrafi/