Telegrafi

Lojtari që mposhti Shqipërinë me ‘hile’ nënshkruan kontratë të madhe me klubin kinez

Eran Zahavin do të mbahet në mend nga të gjithë shqiptarët si njeriu që vodhi një penallti dhe përjashtoi Etrit Berishën me kartonë të kuq në ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Tani Eran Zahavi ka vazhduar kontratën e tij me klubin kinez Guangzhou R&F.

Ai ka një rritje të ndjeshme page pasi në një gjysmë sezon shënoi 11 gola.

Izraeliti tashmë ka pagë rreth 9 milionë euro, pothuajse sa e gjithë kombëtarja shqiptare së bashku.

Tregu kinez ka lëvizur këtë vit duke ofruar shumë lojtarë të njohur.