Musli 25-vjeçar nuk është shprehur qartë se do të refuzojë një mundësi të tillë, por ka lënë të kuptohet se synon të vazhdojë të luajë për Serbinë, transmeton Koha Ditore.
Musli ka lindur në Prizren, ndërsa është rritur në Beograd. Luan në pozitën qendër, ndërsa një kohë vlerësohet ndër basketbollistët më të talentuar në Evropë.
Lojtari i gjatë 213 centimetra aktualisht luan në kampionatin spanjoll për skuadrën Manresa. Më herët luajti për Mega Leksin e Partizanin në Serbi dhe Fuenlabradan e Caja Laboralin në Spanjë. Karrierën e ka nisur te FMP Beograd.