Mesfushori i Stoke Cityt, Joe Allen, i cili po kalon në një periudhë të mirë te Stoke City që nga transferimi i tij nga Liverpooli, ka zbuluar një fakt interesant që nuk do i pëlqen aspak tifozëve të ish-klubit të tij.
Uellsiani zbuloi se është tifoz i Manchester Unitedit që nga fëmijëria dhe se goli ndaj Djajve të Kuq nuk ishte një ndjenë e mirë për atë.
“Mos i thoni askujt, por isha tifoz i Man Utd gjithashtu, kështu që ishte pak e vështirë për mua të shënoja atë gol”, ka thënë ylli i Stoke për golin në Old Trafford në një intervistë për kanalin zyrtar të Uellsit në Youtube.
26-vjeçari apo i njohur si “Pirllo i Uellsit”, ishte një nga lojtarët më të dashur nga Reds.
Allen ka shënuar dy gola në këtë sezon. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=czGbC3D77z0