Site icon Telegrafi

Lojtari më i pafat i këtij viti, Reece James dëmtohet sërish dhe zëvendësohet në pjesën e parë

Reece James është, pa dyshim, një nga humbësit më të mëdhenj kur bëhet fjalë për lëndimet e futbollistëve.

Një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë ka probleme të mëdha me lëndime, dhe këtë sezon ai ka humbur tashmë shtatë ndeshje në Ligën Premier për shkak të një dëmtimi.

Në ndeshjen e fundit, ai nuk ishte titullar kundër Manchester United, sepse nuk ishte plotësisht i shëndetshëm dhe hyri në lojë në pjesën e parë.

Sot e ka nisur ndeshjen ndaj Evertonit, por pas vetëm 27 minutash ai është zëvendësuar për shkak të një lëndimi të ri dhe për momentin nuk dihet për çfarë lëndimi bëhet fjalë.

Deri më tani 24-vjeçari ka munguar në 84 ndeshje për shkak të lëndimeve./Telegrafi/

Exit mobile version