Sulmuesi i Osasunës, Jose Arnaiz, përmes një reagimi në rrjetin social Instagram ka bërë shaka me Barcelonën pas humbjes ndaj Real Madridit në finale të Superkupës së Spanjës.
Osasuna mbetën të pakënaqur me ndarjen e drejtësisë pasi ata konsideruan se gjyqtari i dëmtoi ata në disa raste me vendimet që mori dhe kësisoji shkaktoi humbjen e tyre.
Barcelona fitoi me rezultat 2-0 në gjysmëfinale ndaj Osasunës falë golave të Robert Lewandowskit dhe Lamine Yamal.
Arnaiz dukej se po bënte shaka me ankesat e Barcelonës në drejtim të gjyqtarëve pas ndeshjes kundër Real Madridit.
Në veçanti Xavi ishte ai i cili mbeti tejet i frustruar për penalltinë që iu dha Real Madridit pas ndërhyrjes së Ronald Araujos tek Vinicius në pjesën e parë.
Sa për kuriozitet, Arnaiz më herët ka qenë lojtar i Barcelonës. Ai është paraqitur në pesë ndeshje për ekipin e parë në sezonin 2017/18 madje ka shënuar tre gola, që të gjithë në Kupën e Mbretit./Telegrafi/