Lionel Messi ka zbuluar se nuk ka në plan të tërhiqet nga kombëtarja e Argjentinës pasi i dha fund pritjes për një trofe të Kupës së Botës të dielën.
Ylli 35-vjeçar shënoi dy herë gjatë një përplasje emocionuese e cila përfundoi 3-3 pas vazhdimeve.
Emiliano Martinez ishte heroi i penalltive pasi Messi shtoi trofeun më të madh nga të gjithë në koleksionin e tij.
Shumë kishin menduar se kjo ka të ngjarë të ishte koha e përsosur që Messi të largohej nga kombëtarja, por ai tani i ka hedhur poshtë këto sugjerime.
“Jo, nuk do të tërhiqem nga ekipi kombëtar”, deklaroi ai për TyC Sports. “Dua të vazhdoj të luaj si kampion i Kupës së Botës me fanellën e Argjentinës”.
Messi do të mbushë 36 vjeç në qershor dhe duket se ky mund të jetë viti i tij i fundit në një ligë të madhe.
Ai ka qenë i lidhur fort me një kalim te Inter Miami në fund të sezonit.
Argjentinasi do të jetë 38-vjeç deri në fillimin e Kupës së Botës së ardhshme, ndërsa Copa America e ardhshme është ende dy vjet larg. /Telegrafi/