Mbrojtësi i Milanit, Ignazio Abate, i ka kthyer kujtimet e legjendës holandeze Edgar Davids, duke luajtur sot me syze.
Mbrojtësi e kishte lënduar syrin e majtë sezonin shkuar me 26 shkurt kundër Sassuolos.
Ai kishte dhimbje të vazhdueshme, ndërsa pas disa testesh në Majami të SHBA-ve, u desh të pushojë në pjesën e mbetur të sezonit.
Ai sot u kthye në fushë kundër Lugano, me dhe luajti me syze.
Kjo u ka kujtuar shumë tifozëve kohën ish futbollistin e Juventusit, Davids, i cili ishte ndër të parët që luajti në këtë mënyrë. /Telegrafi/
Abate >>>>>> Davids pic.twitter.com/h8NH7KpsH8
— Milan Posts (@MilanPosts) July 11, 2017