Sulmuesi i Manchester United, Wout Weghorst, ka qenë tifoz i Liverpoolit që nga fëmijëria dhe lëvizja që ai bëri në Anfield gjatë humbjes së pabesueshme të skuadrës së tij (7-0) shkaktoi zemërim të madh në mesin e mbështetësve të Djajve të Kuq.
Përkatësisht, ai është filmuar duke prekur emblemën me mbishkrimin “This is Anfield” para fillimit të ndeshjes, praktikë kjo e lojtarëve vendas dhe që siç pritej shkaktoi reagime të forta nga tifozët e Man Utd, sidomos pas debaklit të cilin e panë kundër rivalit të tyre më të madh.
Sulmuesi holandez ka folur në të kaluarën për të qenë një tifoz i Reds që nga fëmijëria dhe mbështetësit e zemëruar të United besojnë se lëvizja e tij është e mjaftueshme për të ndërprerë kontratën e tij.
Weghorst???🤣🤣🤣 pic.twitter.com/brEdW4oqaW
— george (@StokeyyG2) March 7, 2023
“Si dreqin mund ta prekësh shenjën në Anfield si lojtar i Manchester United?”, pyesin tifozët e Unitedit masivisht në rrjetet sociale.
Wout Weghorst e filloi karrierën e tij në Emmen në vitin 2012, dhe më pas ai luajti për Heracles Almelo, nga i cili u transferua në AZ në 2016.
Pasi luajti shkëlqyeshëm për këtë skuadër, ai u transferua në Wolfsburg në vitin 2018 dhe luajti në këtë ekip për katër vite.
Më pas ai luajti për Besiktasin dhe Burnleyn, nga të cilët mbërriti në Old Trafford në formë huazimi për gjashtë muaj.
Kujtojmë se kjo disfatë është më e rënda për Manchester United ndaj Liverpool që nga fillimi i rivalitetit. Më parë, humbja më e rëndë ishte 7-1 në 1895. /Telegrafi/