Telegrafi

Lojtari i Liverpoolit refuzon rinovimin e kontratës – dëshiron të luajë në La Liga

Një lojtar i Liverpoolit pritet që të refuzojë ofertën e rinovimit të kontratës me klubin anglez pas interesimit për t’u transferuar në Spanjë.

Më herët gjatë kësaj jave Liverpooli njoftoi se Thiago Alcantara dhe Joel Matip janë në mesin e lojtarëve që do të largohen nga klubi këtë verë.

“Të Kuqtë” shtuan se kontrata të reja i janë ofruar dy portierëve të akademisë Jacob Poytress dhe Reece Trueman e po ashtu edhe portierit të ekipit të parë Adrian.

Ky i fudnit ka bërë 26 paraqitje për Liverpoolin që prej se u bë pjesë e tyre në 2019. Sidoqoftë, ka dyshimë nëse ai do të qëndrojë në “Anfield” përtej kësaj vere.

Gazeta spanjolle Mundo Deportivo ka raportuar se Adrian e ka lënë “anash” ofertën e Liverpoolit për shkak të interesimit për të luajtur në La Liga.

Është pretenduar se Adrian do të ishte i kënaqur që të rikthehet tek Real Betisi, të cilët momentalisht janë vënë në kërkim të një zëvendësuesi të Claudio Bravos.

Lexo po ashtu Newcastle “detyrohet” t’i shesë Liverpoolit yllin e ekipit për shkak të problemeve financiare

Adrian e ka nisur karrierën profesionale tek Real Betisi, duke bërë 32 paraqitje për klubin para se të kalonte tek West Hami në vitin 2013.

Spanjolli më herët kishte qenë i hapur në lidhje me dëshirën e tij për t’u rikthyer në La Liga para fundit të karrierës së tij.

“Do të doja të rikthehesha në La Liga pas 11 sezoneve në Ligën Premier. Do të ishte fundi i një cikli. Unë jam ende i gatshëm për të konkurruar. Unë ndihem shumë mirë ani pse jam 37-vjeçar”, kishte thënë Adrian më herët këtë sezon./Telegrafi/