Site icon Telegrafi

Lojtari i kombëtares italiane rrezikon gjashtë vjet ndalesë dhe 20 mijë euro gjobë

Generated by IJG JPEG Library

Prokurori i FIGC-së po kërkon që mbrojtësit të Genoas, Armando Izzo t’i jepet një ndalim gjashtë vjeçar, ndërsa skuadrës nga Serie B, Avellino, t’i hiqen shtatë pikë.

Kërkesat rrjedhin nga fundi i sezonit të kaluar, kur Izzo dhe ish-klubi i tij Avellino ishin në mesin e atyre që hetohen për kurdisjen e ndeshjeve.

Hetimet vijnë në lidhje me ndeshjet kundër Modenas dhe Regginas në dy muajt e fundit të sezonit 2013-14, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Zbulohet se si e kurdisi ndeshjen Italia me Uruguain në vitin 1970!

Një gjobë prej 20,000 eurosh gjithashtu parashihet kundër 25-vjeçarit, i cili ka marrë një ftesë nga kombëtarja e Italisë vetëm katër muaj më parë.

Izzo dhe ish-shoku i tij te Avellino, Francesco Millesi, do të përballet me të njëjtën akuzë, ndërsa prokurori po ashtu do të ndaj dënime për ish-lojtarë të tjerë të skuadrës nga Irpini, si Fabio Pisacane – tani në Cagliari – Mariano Arini dhe Raffaele Biancolino.

Për këta futbollist pritet një ndalesë për gjashtë muaj dhe gjobë prej 30.000 eurosh ‘për shkelje të detyrës për të informuar Prokurorin Federal’ të korrupsionit.

Lexo po ashtu Italia e re po vjen – Kështu do të duken Azurrët në Kampionatin Evropian 2020 me Donnarumman e Belottin (Foto)

Së fundi, një pezullim prej nëntë muajsh dhe 45.000 euro gjobë është duke u kërkuar për Presidentin dhe drejtorin e menaxhimit të Avellinos, Walter Taccone.

Skuadra e Avellinos momentalisht gjendet vetëm katër pikë larg nga vendet që luajnë në ‘Play-Off’ të Serie B, por do të zhyten keq në luftë për mbijetesë në rast heqje të shtatë pikëve. /Telegrafi/

Izzo sa ishte pjesë e Avellinos
Exit mobile version